Atentati në Vlorë: Dyshohet se autorë ishin 2. Një muaj para policia i bllokoi makinën e blinduar Sadedinit

Shqipëria

Atentati në Vlorë: Dyshohet se autorë ishin 2. Një muaj para policia i bllokoi makinën e blinduar Sadedinit

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 16:19
Endrit Sadedini

Një muaj para se Endrit Sadedini, të sulmohej me tritol poshtë shtëpisë së tij në Vlorë, policia e këtij qyteti i kishte sekuestruar makinën tip “Benz” të blinduar, me të cilën 34-vjeçari lëvizte në qytet.

 Automjeti është sekuestruar në kuadër të verifikimeve, duke vijuar të mbahet sot e kësaj ditë, i bllokuar në ambjentet e policisë së Vlorës.

Por për shkak të hasmërive që Sadedini ka në qytetin e Vlorës, mësohet se ai kishte marrë një automjet tjetër të blinduar, që është në pronësi të R.Sh nga qyteti i Lushnjës.

Kohët e fundit, Sadedini, kryente lëvizje të kontrolluara, duke ju shmagur një atentati të mundshëm, pasi 4 vjet më parë kishte arritur të shmangte një sulm po me tritol në ambjentet e lokalit të tij, në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Deri në këtë fazë të hetimit policia dhe prokuroria e Vlorës ende nuk kanë marë në pyetje, Sadedinin, për të treguar se çfarë ka ndodhur dhe ku ai ka dyshimet e tij për këtë ngjarje.

Sipas pamjeve filmike që tashmë janë administruar nga policia kriminale e qytetit të Vlorës, në vendin ku ka ndodhur krimi, ka lëvizur edhe një automjet tip “Benz-Mercedes” me targat e Lushnjës.

Sipas policisë, targat rezultonin se ishin të vjedhura në Lushnjë dhe poseduesi i tyre i ligjshëm, kishte bërë denoncim në komisariatin e qytetit.

Dyshohet se bomba është vendosur 15 minuta para atentatit. Kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë kanë fiksuar autorin e dyshuar që mbante në kokë një kapuç dhe maskë kirugjikale në fytyrë.

Autori ka vendosur sasinë e tritolit, mbuluar me një kuti kartoni, buzë bordurës hyrëse të garazhit të pallatit.

Më pas është  larguar dhe mund të ketë dalë nga qyteti i Vlorës.

Ndërkohë që personi që vuri lëndën shpërthyese mund të ketë dalë nga qyteti i Vlorës, ka shumë gjasa thotë policia, që një person i dytë ka qënë i pozicionuar afër vendit të ngjarjes dhe ka bërë shpërthimin e tritolit me telekomandë.

Tashmë policia është duke analizuar kamerat e sigurisë, për të mësuar rreth lëvizjeve të personit që kanë qënë në vendgjarje.

Dëshmitarët në vëndgjarje i kanë thënë policisë së Vlorës se nuk kishin parë asgjë të dyshimtë, por pas shpërthimit të fuqishëm ishin munduar ti jepnin ndihmën e parë, Indrit Sadedinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat