"Gjyqtarët dhe prokurorët ishin nën trysninë e politikanëve dhe kriminelëve", Soreca: Me krijimin e SPAK frika ka kaluar në anën tjetër

Shqipëria

"Gjyqtarët dhe prokurorët ishin nën trysninë e politikanëve dhe kriminelëve", Soreca: Me krijimin e SPAK frika ka kaluar në anën tjetër

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 11:40
Soreca

Në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave për hetuesit e BKS-së i pranishëm ishte Soreca.

Soreca: Sot ne festojmë faktin që 28 hetuesit e parë kanë filluar punën në BKH, por po ashtu festojmë edhe përvjetorin e dytë të SPAK. Këto kanë qenë dy vite plot me sfida. Është e vështirë që të krijohet një institucion nga zero e sidomos kur ky institucion është në zemër të një fushe kaq delikate si ajo e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

BE është angazhuar shumë fort për të mbështetur krijimin e një SPAK-u të fortë e të pavarur. Jam krenar që në pas 2 vitesh shikojmë rezultatet e para të këtyre përpjekjeve. SPAK është pjesë e një numri në rritje të ekipeve të përbashkëta ët hetimit me Agjenci të BE.

Pavarësisht se me ngadalë frika ka kaluar nga ana tjetër, sepse frika ishte në anën e prokurorëve dhe gjyqtarëve që ishin nën trysninë e politikanëve dhe kriminelëve. Frika tashmë po kalon në anën tjetër, tek ata që kanë filluar ta kuptojnë që mund të mos jenë më ët mbrojtur dhe duhet të përballen me drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat