Zbardhen detajet nga atentati në Vlorë/ Eksplozivi u komandua në distancë

Shqipëria

Zbardhen detajet nga atentati në Vlorë/ Eksplozivi u komandua në distancë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 18:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Zbardhen detaje nga atentati me eksploziv ndaj Endrit Sadedinajt.

Sipas të dhënave, ai ka parkuar makinën e tij të blinduar në garazhin e pallatit, ndërsa ka mbyllur qepenin dhe ka dalë. Në dalje të garazhi, para se të hynte në pallat eksplozivi i vendosur në një qeskë plastike të zezë ka shpërthyer.

Nga shpërthimi 33 vjeçari ka dëmtuar rëndë gjymtyrët e poshtëm dhe pas një ndërhyrjeje në spitalin e Vlorës është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e traumës.

Dyshohet se shpërthimi është filmuar nga kamerat e sigurisë nga vetë 33 vjeçari si dhe kamerat e një supermarket aty pranë. Autoritet dyshojnë se atentatori ka qënë jo më larg se 200 m larg vendit të ngjarjes, ndërsa eksplozivi dyshohet se ka qënë një mekanizëm me telekomandim.

Sadedinaj është prind i një fëmije të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat