Po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Shqipëria

Po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim nga policía e Gjirokastrës. Bëhet me dije se ai nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin me të cilin transportonte 9 emigrantë të paligjshëm.

Gjirokastër

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin me të cilin transportonte 9 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 36-vjeçari.

Sekuestrohet 1 automjet.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për monitorimin e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt apo i përdorin ato për të ushtruar veprimtari të ndryshme kriminale, kanë goditur një rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë  shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë ndalimi shtetasit R. B., i cili po drejtonte automjetin tip “Mercedez Benz”, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar mjetin, të cilin e ka braktisur në vendin e quajtur “Virua”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi R. B. po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, shtetasi R. B., 36 vjeç, banues në Dibër. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat