Përplaset nga makina te "21 Dhjetori", plagoset drejtuesi i motorit

Shqipëria

Përplaset nga makina te "21 Dhjetori", plagoset drejtuesi i motorit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Drejtuesi i një motori mbeti i plagosur në një aksident rrugor mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, te kryqëzimi "21 Dhjetori", ku mjeti me drejtues shtetasin S. V., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin L. B.

Si pasojë e aksidentit shtetasi L. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat