Përplasi dy këmbësorë, arrestohet 54-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Përplasi dy këmbësorë, arrestohet 54-vjeçari në Elbasan

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Tre persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 38-vjeçari me inicialet H.Rr dhe 64-vjeçari me inicialet L.D., pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe 54-vjeçari H.M., pasi ka përplasur dy këmbësorë, A.H dhe R.Sh, të dy banues në Elbasan, por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, u referuan materialet për shtetasit:

-A. H., 21 vjeç, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” pasi ka goditur me grushte drejtuesin e mjetit shtetasin, H. M.;

Më datë 18.12.2021, shtetasja, M. K., ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, e mitur me iniciale E.K., banuese në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

DVP Elbasan-Informacion

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë  të shtetasëve:

-H. Rr., 38 vjeç, dhe L. D., 64 vjeç ,banues në Elbasan, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

-H. M., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin tip “Pasat”, ka aksidentuar këmbësorët,shtetasit ,A. H., dhe R. Sh., banues në Elbasan, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën.

—-

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-A. H., 21 vjeç, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” pasi pasi ka goditur me grushta drejtuesin e mjetit shtetasin,H. M.;

Më datë 18.12.2021, shtetasja, M. K., ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, e mitur me iniciale E.K., banuese në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat