Rama si analist mediatik, jep mendim për sherrin Basha-Berisha

Shqipëria

Rama si analist mediatik, jep mendim për sherrin Basha-Berisha

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 23:19
Edi Rama

Kryeministri Rama i vendosur në rolin e një analisti ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe se çfarë i intereson Edi Ramës.

Rama tha se janë dy gjëra, teksa mohoi se "ai" mund të jetë me njërën palë, pasi do donte të kishte përballë një forcë me legjitimitet moral.

Ai deklaroi më tej se “që të iki Rama, nuk e zgjidh dot as me bravën pa çelës, as me çelësin pa bravë”.

“Udhëheq marrëzia si një përpjekje ekstreme për të kontrolluar të tashmen. Këtu brava dhe çelësi nuk kanë më ndërveprim. Lulzimi është brava që nuk hapet, ai tjetri është çelësi që nuk hap. Nuk ka të ardhme. Unë nuk kam gjë në dorë”, tha analisti Rama.

"Analisti", kryemistër Rama te beteja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha tha se është si një telenovelë e dhimbshme.

“Nuk dua të futem në komentet e kësaj telenovela sepse është shumë e turpshme, e shëmtuar. Është telenovela e një marrëzie që ka dalë në sipërfaqe e që faktikisht nëse e sheh se si shpaloset është e dhimbshme për këtë vend, popull e mbi të gjitha për ata që i besojnë protagonistëve të kësaj telenovela", tha analisti Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat