Kontrabandë mallrash, një i arrestuar në Kakavijë, nën hetim doganieri

Shqipëria

Kontrabandë mallrash, një i arrestuar në Kakavijë, nën hetim doganieri

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 16:14
Ilustrim

Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë në Kakavijë. Është arrestuar në flagrancë 1 person që po transportonte mallra kontrabandë si dhe është proceduar penalisht doganieri i Degës Doganore Kakavije, për shpërdorim detyre.

“Sekuestrohen produkte të ndryshme ushqimore dhe steka me cigare. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kontrabandës, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “BMW”, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, u gjetën produkte mishi, steka cigaresh dhe produkte të tjera ushqimore, të cilat ky shtetas i ka futur në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar në Degën Doganore Kakavijë“, raporton policia.

Sekuestrohen produkte të ndryshme ushqimore dhe steka me cigare, si dhe makina e 31 vjeçarit.

“Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në magazinën në pronësi të këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan mallra të tjera të dyshuara kontrabandë. Në përfundim të veprimeve hetimore u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi A. O., 31 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavije. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallrat dhe automjeti”, thuhet në njoftim.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat