Mësuesi i dënuar për pedofili u rikthye në mësimdhënie, Kushi: Së shpejti me një ligj të ri që shmang rrezikun!

Shqipëria

Mësuesi i dënuar për pedofili u rikthye në mësimdhënie, Kushi: Së shpejti me një ligj të ri që shmang rrezikun!

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:17
Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në seancën e sotme plenare foli për sigurinë e fëmijëve në shkolla. Referuar rastit në Berat ku mësuesi i dënuar për pedofili jepte mësim, Kushi tha se që në fillim e ka dënuar ashpër këtë ngjarje.

Gjithashtu ajo shtoi se shumë shpejt do të paraqitet një iniciativë e re ligjore që e shmang totalisht rrezikun e fëmijëve nga ngjarje të tilla.

“Për ngjarjen ku mësuesi i dënuar për pedofili në shkollën “2 Tetori” në Berat jepte mësim, shqetësimi ynë ka qenë shumë i lartë për këtë ngjarje. Unë vetë kam dënuar ashpër që në momentin e parë sepse e besoj fort që persona të tillë nuk duhet të jenë në shkolla. Personi është larguar menjëherë. Nisëm menjëherë hetim administrativ për të gjetur personat përgjegjës. Procedura për emërimin e këtij mësuesi Engjëllush Bregu ka filluar punë si mësues shumë herët duke vazhduar pa shkëputje për 23 vite punë. Pas ngjarjes së ndodhur në berat ky mësues është dënuar për vepra të turpshme, por gjykata nuk i ka hequr atij të drejtën e ushtrimit të profesionit. Ndaj drejtoria arsimore duke mos disponuar asnjë vendim gjykate ku të ndalohet një veprim i tillë e ka rikthyer mësuesin në punë pas kryerjes së dënimit. Në vitin 2017 mësuesi ka aplikuar përsëri konform akteve ligjore dhe është punësuar që nga viti 2018 me kontrata të përkohshme. I përmenda këto për të thënë që mësuesi nuk është rikthyer tani në punë. Ne sot na shqetëson cilët janë mekanizmat që ne kemi për të garantuar mbrojtjen e nxënësve.  Nisur jo vetëm nga zemërimi i lartë, por nga detyrimi ynë për sigurinë e fëmijëve në shkolla pak ditë pas ngjarjes firmosa udhëzimin që ndalon punësimin e personave të dënuar për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë. Por a shmanget plotësisht rreziku me këtë udhëzim? Jam e hapur për regjistrin që ju keni propozuar dhe nëse ndihmon jam plotësisht që ta votojmë jo vetëm unë , por të gjithë ne.  Së shpejti do të kemi një iniciativë e re ligjore që e shmang totalisht rrezikun është e domosdoshme që ne do ta ndërmarrim shumë shpejt me kolegun Manja dhe nuk do të tolerojmë askënd që cënon të drejtat e fëmijëve..

Nga ana e saj Erisa Xhixho tha se sistemi i rekrutimi është korruptiv, ndërsa shtoi se duhen ndërtuar mekanizma për të parandaluar raste të tilla.

“Më duhet të them se kjo nuk ishte përgjigja që prisja. më duhet ta pranoj se ne reagojmë pasi ndodhin ngjarjet. Ne marrim masa në momentin që ndodhin ngjarjet dhe nuk ndërtojmë mekanizma parandaluese edhe pse e vlerësoj deklaratën ministres. Ne duhet ta themi troç që sistemi i rekrutimit është korruptiv. Nuk është vetëm ky rasti, por kemi edhe rastin e mësuesve që u rrahën disa kohë më parë. Duhen ndërtuar mekanizma parandaluar. Vetëm një sistem korruptiv mund të prodhojë shembuj të tillë e të turpshëm. Nëse ne do të gjykonin si prindër të gjithë bashkë do ta tundim qeverinë për të shkallmuar një sistem korruptiv që rekruton mostra të tilla. Sot në këtë seancë në do të duhet t’u kërkonin ndjesë shqiptarëve”, tha Xhixho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat