Shfrytëzonin agjencinë e tyre doganore për trafik makinash nga Italia, 3 të arrestuar, 1 në kërkim

Shqipëria

Shfrytëzonin agjencinë e tyre doganore për trafik makinash nga Italia, 3 të arrestuar, 1 në kërkim

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Tre persona kanë rënë në pranga dhe një i katërt është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për falsifikim të dokumenteve dhe trafikim të automjeteve.

Operacioni u zhvillua nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Elton Hasa, Seid Hasa dhe Enkelejda Seitaj janë arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të përsëritur kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë trafikuar automjete nga Italia drejt vendit tonë, duke shfrytëzuar agjencinë doganore që kishin në pronësi.

Ndërsa Fatos Hasa është shpallur në kërkim nga policia.

Në "Arrest në burg"

-E. H., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës", kryer në bashkëpunim;

-S. H., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës", kryer në bashkëpunim.

Në "Arrest në shtëpie"

-E. H për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës", kryer në bashkëpunim.

Në kërkim

F. H., për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës", kryer në bashkëpunim.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat