Burime nga takimi Escobar-Basha: Do të ketë të tjerë politikanë që do të shpallen non grata

Shqipëria

Burime nga takimi Escobar-Basha: Do të ketë të tjerë politikanë që do të shpallen non grata

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:25
Foto nga takimi

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në takimin me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, mësohet se ka folur edhe për shpalljet non grata.

Sipas burimeve nga takime, bëhet me dije se Gabriel Escobar ka dhënë mesazhe të rëndësishme sa i takon strategjisë së SHBA në luftën ndaj korrupsionit.

Mësohet që  Escobar ka paralajmëruar se do të ketë sërish vendime për të shpallur ‘non grata’ persona të tjerë në radhët e politikës shqiptare, përpos atyre që janë shpallur tashmë.  

Zyrtari i lartë amerikane, Gabriel Escobar erdhi në {Tiranë vetëm 2 ditë para kuvendit kombëtar të PD-së së thirrur nga Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat