Rama në samitin për demokracinë: Jemi plotësisht të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Shqipëria

Rama në samitin për demokracinë: Jemi plotësisht të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:07
Edi Rama

KryeminisKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë sot në “Samitin për demokracinë” të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Rama në fjalën e tij tha se janë plotësisht të angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet.

Rama tha se katër vite më parë, qeveria shqiptare nisi një prej reformave më të thella e gjithëpërfshirëse nga të gjitha vendet ish-komuniste, reformën në sistemin e drejtësisë.

Në këtë proces, ai tha se në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në, BE-në dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, po e pastrojnë sistemin gjyqësor nga mbi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tij dhe se tashmë janë në proces rindërtimi të institucioneve gjyqësore, sipas modelit të demokracive të konsoliduar.

Rama: Jemi plotësisht të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar

“Ne jemi plotësisht të angazhuar për vazhdimin me sukses të reformës në drejtësi, në mënyrë që një sistem i ri drejtësie, i paanshëm dhe i pavarur nga pushteti ekzekutiv e legjislativ, të bëhet plotësisht funksional e të jetë në shërbim të njerëzve. Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet. Duke u mbështetur te sukseset ekzistuese në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike, ne po investojmë në shërbime elektronike, me synim që të mbyllim hapësirat ende të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe për të siguruar mirëqeverisje dhe transparencë për të gjitha proceset qeverisëse. Për t’i bërë qytetarët pjesë të reformave tona, po nisim një Partneritet për Qeverisjen e Hapur, si forum shumaktorial, që do të sigurojë një dialog kuptimplotë publik me të gjithë sektorët e shoqërisë”, tha ai.

Ai u shpreh se reformat duhet mbështetur me përpjekje të përditshme nga një mori aktorësh dhe me një angazhim e integrim në rritje me strukturat dhe institucionet euroatlantike.

Rama: Negociatat për anëtarësim në BE do të ndihmojnë për konsolidimin e institucioneve demokratike

“Negociatat për anëtarësim në BE do të ndihmojnë për konsolidimin e institucioneve demokratike, për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe thellimin e sundimit të ligjit. Së fundi, ashtu si demokracisë i duhen demokratë, ashtu edhe paqes së qëndrueshme i duhen demokraci të forta. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal do të mundemi të parandalojmë konfliktet dhe të sjellim paqen. Qasja e fortë shumëpalëshe e Shqipërisë u dëshmua gjatë krizës së COVID-it dhe, së fundi, gjatë krizës afgane, kur shfaqëm gatishmërinë dhe vendosëm të mirëprisnim mijëra të evakuuar. Përmes kësaj që bëmë, nderuam angazhimin tonë si aleatë të NATO-s dhe si një forcë e së mirës mes kombeve. Ndërkohë që Shqipëria merr mandatin si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, ne mbështetemi te përkrahja dhe angazhimi juaj ndaj qasjes shumëpalëshe, për të bërë të mundur që OKB-ja të funksionojë më mirë dhe të gjejë zgjidhje praktike, por të qëndrueshme për paqen”, tha ai.

“Samiti për demokracinë” po mbahet virtualisht me pjesëmarrjen e liderëve të mbi 100 vendeve. Gjatë ditës në këtë samit do të flasë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat