Ambasada gjermane në Tiranë: Korrupsioni s’ka vend në shoqëritë tona

Shqipëria

Ambasada gjermane në Tiranë: Korrupsioni s’ka vend në shoqëritë tona

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 11:30
Ilustrim

“Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona”. Ky është mesazhi i ambasadës së Gjermanisë në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Përmes postimi në rrjete sociale ambasada e cilëson korrupsionin si një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën.

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën. Prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik. Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona”, shkruan ambasada gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat