Rama zbulon arsyen përse nuk merr patentë: Kam një problem

Shqipëria

Rama zbulon arsyen përse nuk merr patentë: Kam një problem

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 21:46
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të aplikojë kurrë për të marrë një patentë makine.

“Nëse Edi Rama ka aplikuar për patentë makine, gjë që nuk kam për ta bërë asnjëherë me thënë të drejtën sepse nuk jam i zoti të ngas makinë, plus kam edhe këmbët e gjata dhe shumë e ngatërruar.

Nëse aplikoj tek drejtoria e transporteve po them kot se nuk di fare si merret patenta dhe më duhen edhe 7 dokumenta të tjera.

Këta të drejtorisë së transportit që duhet të më japin mua patentën nuk do të më shikojnë me sy mua por do të punojnë aty që edhe ato 7 dokumentet e tjera që duhet t’ja u coj unë do ti marrin ata për mua.

Pra cdo qytetar do të jetë rehat nuk do të ketë përballë ftyra nga më të ndryshmet se bëjnë sikur u dhemb koka, sikur do ti japë fëmijës qumësht, sikur i ka vdekur vjehrra për herë të 9-të dhe të thonë hajde nesër dhe pasnesër dhe kuptohet se duhet ti japësh lekë sepse nuk të japin shërbim”, tha Rama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat