Aksident në qendër të qytetit, shoferi përplas këmbësorin dhe arratiset

Shqipëria

Aksident në qendër të qytetit, shoferi përplas këmbësorin dhe arratiset

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Mjeti përplas këmbësorin në qendër të Fierit.

Një drejtues automjeti duke kaluar semaforin ka përplasur një kalimtar.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit dhe sipas burimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkak mendohet kalimi i 2-anshëm ku ka përparësi kalimtari dhe automjeti.

Shoferi u largua nga vendngjarja por është identifikuar nga policia.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun e vërtetë të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat