U kap me ilaçe kontrabandë duke udhëtuar në taksi, arrestohet 44-vjeçari

Shqipëria

U kap me ilaçe kontrabandë duke udhëtuar në taksi, arrestohet 44-vjeçari

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 10:05
Ilustrim

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap me ilaçe kontrabandë në një taksi ku ishte si pasagjer.

Forcat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet D. P., banues në Gjirokastër.

Ai u kap në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, ku gjatë kontrollit iu gjetën një sasi medikamentesh mjekësore, të pa deklaruara në doganë, të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat