Enkelejd Alibeaj: Vetingu duhet të përfundonte sa më shpejt

Shqipëria

Enkelejd Alibeaj: Vetingu duhet të përfundonte sa më shpejt

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 00:28
Enkelejd Alibeaj

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj tha në emisionin “RinOn” se nëse shkaqet për zgjatjen e afatit të vetingut në drejtësi janë ndërhyrjet e pushtetit në proces, atëherë ky proces nuk duhet të zgjatet.

Sidoqoftë, z. Alibeaj nuk dha një përgjigje të qartë përballë të rinjve nëse është dakord apo jo me zgjatjen e vetingut.

“Nëse shkaqet janë që pushteti ka dashur ta zgjasë për të futur duart në sistem, atëherë zgjatja nuk meriton që të ndodhë”, u shpreh ai.

Deputeti i PD-së u shpreh se nëse deri në vitin 2022 kur përfundon afati i vetingut nuk kanë kaluar nga procesi të gjithë funksionarët e drejtësisë, atëherë këtë proces mund ta merrnin përsipër organet e përhershme të drejtësisë në vend.

Ai tha se kur u votua për reformën në drejtësi në vitin 2016, supozohej që vetingu të zgjaste sa më pak. Komisioni i Venecias përcaktoi që të zgjasë jo më shumë se pesë vite.

“Vetingu është i nevojshëm, duhet të ndodhë domosdoshmërish mirëpo ka një rrezik që partia që është në pushtet ka tendencën që te emërimet e reja zëvendësuese të fusë njerëzit e vet”, theksoi Enkelejd Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat