Komshiu i zë rrugën për në shtëpi/ Bashkia premton zgjidhje

Shqipëria

Komshiu i zë rrugën për në shtëpi/ Bashkia premton zgjidhje

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 23:57
Bashkia Kurbin premton zgjidhje pas interesimit te Fiksit

Kol Pasha një qytetar nga Kurbini ankohet në emisionin Fiks Fare se nuk rindërton dot shtëpinë e tij të prishur nga tërmeti.

Fondet për rindërtim nuk i mungojnë pasi i janë siguruar nga bashkia por qytetari nuk mund të kryejë dot punimet pasi e pengon komshiu i tij duke i bllokuar rrugën. Në këtë mënyrë materialet që duhen për rindërtimin e shtëpisë ai nuk i kalon dot në oborrin e shtëpisë së tij.

Z.Pasha u tregon gazetarëve të Fiksit se kjo është një problematikë e mbartur në vite.Tashmë është më evidente pasi duhet të fusë edhe makineri të cilat do duhen për rindërtimin e shtëpisë.Për këtë problematikë i janë drejtuar edhe gjykatës, edhe pse është marrë vendim për prishje sërish nuk është dhënë zgjidhje.

Gazetarët e Fiksi kërkojnë një përgjigje në bashkinë Kurbin. Në përgjigjen e bashkisë thuhet se qytetari që ka ndërtuar murin pa leje e ka prishur atë në mënyrë vullnetare dhe se problemi i z .Pasha që është ankuar në emisionin Fiks Fare do të marrë zgjidhje.Një Komshi tjetër do të kompensohet dhe rruga do të zgjerohet në pronën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat