“Më 11 dhjetor PD do të festojë” / Basha: Ju tregoj dy interesat e Berishës

Shqipëria

“Më 11 dhjetor PD do të festojë” / Basha: Ju tregoj dy interesat e Berishës

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 21:15
Lulzim Basha

Më 11 dhjetor, Partia Demokratike do të përkujtojë ditën e saj të themelimit dhe asgjë më shumë. Kjo është bindja e kryetarit të saj, Lulzim Basha.

“Është dita e themelimit të PD-së, në të cilën PD-ja do të organizojë si përherë, ditën e saj për të bashkuar”, tha ai në një intervistë për Report TV.

Basha akuzoi Berishën se që prej shtatorit, kur e përjashtoi nga grupi parlamentar ka vetëm dy interesa dhe që të dyja nuk lidhen me interesat e PD-së dhe të demokratëve.

“Të përdorë PD-në për t’u mbrojtur nga vendimi non grata i SHBA-së dhe në funksion të kësaj, të përçajë PD-në duke shkelur kështu zotimin që ka dhënë se nuk do ta përdorte PD-në dhe grupin parlamentar të PD-së në betejën që nuk e ka as me mua, as me ndonjë demokrat tjetër, por e ka me SHBA-në”, sqaroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat