Theu xhamat e një zyre në Komisariatin, arrestohet 37 vjeçari

Shqipëria

Theu xhamat e një zyre në Komisariatin, arrestohet 37 vjeçari

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Arrestohet një 37 vjeçar në Kukës pasi ka thyer me sende të forta xhamat e Zyrës së Pritjes të Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe ka tentuar të godasë punonjësit e Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” e mbetur në tentativë, shtetasin J. H., 37 vjeç, banues në fshatin Bushat.

Kjo pasi ka thyer me sende të forta xhamat e Zyrës së Pritjes të Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe ka tentuar të godasë punonjësit e Policisë”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat