Shkolla pa ujë e tualet në Baldushk, 30 nxënës mësim në kushte të mjerueshme

Shqipëria

Shkolla pa ujë e tualet në Baldushk, 30 nxënës mësim në kushte të mjerueshme

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 15:30
Shkolla në Baldushk

30 nxënës të fshatit Mustafa Koç të njësisë administrative Baldushk  studiojnë në këtë kushte të mjerueshme. Madje kushtet nuk janë as ato minimale.

Në një kohë kur fokusi më i madh është tek higjiena, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, kjo shkollë nuk plotëson asnjë nga  kushtet e nevojshme higjienosanitare.

Ujë të pijshëm gjithashtu nuk ka. Nxënësit thonë se mungon dhe tualeti.

"Nuk ka ujë. Marr ujë me vete për të larë duart. Nuk kemi tualet."

"Dalim sipër në pyll për të shkuar në tualet."

Madje fëmijët nuk kanë rrugë për të shkuar në shkollë.

Ndryshe nga fushat sportive që reklamon kryebashkiaku, shkolla Koçaj në fshatin Mustafa Koç nuk e ka një të tillë, fëmijët luajnë nëpër ferra ose në fushën që është dhe e paasfaltuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat