SPAK në kërkim të provave të reja për vrasjet e 2005

Shqipëria

SPAK në kërkim të provave të reja për vrasjet e 2005

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 13:14
SPAK

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me tre muaj hetimet për 7 persona të marrë si të pandehur për vrasjen e Vajdim Lames dhe Klodian Salliut.

Zgjatja e hetimeve u kërkua pasi SPAK është duke mbledhur prova të tjera, lidhur me këtë dosje.

Për dy vrasjet e bujshme të 2005 të pandehur janë marrë Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Taullau dhe Luftar Reci.

Në kërkim vijojnë të jenë Dervishaj dhe Berisha.

SPAK ka regjistruar çeshtjen ndaj këtyre personave në tetor të këtij viti dhe në 7 dhjetor Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Për ekzekutimin e tyre operacioni u shtri në tre qytete Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Ishte dëshmia e Luftar Recit, njeri prej personave që ka marrë pjesë në këto vrasje ai që pas bashkëpunimit me drejtësinë bëri të mundur zbardhjen e dy krimeve të rënda, që 16 vite më parë tronditën vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat