“Nuk ka më patrulla e kontrolle sy më sy e vesh më vesh”, Rama zbulon ndryshimin që do bëjë së shpejti

Shqipëria

“Nuk ka më patrulla e kontrolle sy më sy e vesh më vesh”, Rama zbulon ndryshimin që do bëjë së shpejti

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 10:54
Edi Rama

Kryeministri është shprehur ndër të tjera se shumë shpejt nuk do ketë më Policë në rrugë por gjithçka dotë monitorohet nga satelitët dhe dronët.

“Mbrojtja inteligjente e territorit dhe e sigurisë publike hyn në një fazë tjetër, me satelitët dhe dronët. Në kohë reale do të kemi të dhëna të besueshme ndaj të gjitha ngjarjeve kriminale të mjedisit, qoftë nga mbejtjet, ndërtimet pa leje apo aspekte që kanë të bëjnë me bujqësinë e hektarët e kultivuar, lumenjtë, zjarret. Pa lënë mënjanë edhe luftën kundër krimit.

Të ndjekjes së elementëve kriminalë e veprimtarive të tyre. qendra digjitale e qarkullimit rrugor është një projekt në proces. Jemi në kushtet kur kemi gati një pjesë dhe do të kalojmë në fazën tjetër.

Do të kemi informacione reale, në lidhje me sigurimin e makinave, lidhur me makinat që mund të jenë në kërkim, duke hequr përfundimisht nga rruga policinë. Ato patrullat, trarët e ato kontrollet sy më sy e vesh më vesh me qytetarët”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat