Ministrja Kushi: Do të rishikojmë të gjitha tekstet shkollore

Shqipëria

Ministrja Kushi: Do të rishikojmë të gjitha tekstet shkollore

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 11:53
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi sot se të gjitha tekstet shkollore për mësimin parauniversitar do të rishikohen nga e para. Ministrja u shpreh se puna ka filluar për të parë gjithçka në detaje.

“Pavarësisht se tekstet që kemi sot të përkthyera nga Oxford, Cambridge dhe Pearson janë shumë herë më cilësore se sa tekstet që kishim deri dje, ne përsëri jemi plotësisht të vetëdijshëm që ka nevojë për shumë përmirësime. 

Prandaj tashmë kemi filluar nga puna për të rishikuar në detaje të gjitha tekstet shkollore të arsimit parauniversitar, për të korrigjuar çdo pasaktësi apo çdo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit. 

E pse jo nëse është e nevojshme, të ngremë në një nivel edhe më të lartë të gjithë programin tonë, për të mirën e nxënësve padyshim por edhe për ta bërë më të lehtë punën tuaj të dashur mësues” deklaroi ministrja Kushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat