Dhjetëra nxënës të infektuar, rrezikojnë të mbyllen dy klasa te shkolla “Ali Demi” në Tiranë

Shqipëria

Dhjetëra nxënës të infektuar, rrezikojnë të mbyllen dy klasa te shkolla “Ali Demi” në Tiranë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Dy klasa të nënta rrezikojnë të mbyllen tek shkolla “Ali Demi” në Tiranë.

Siç raporton gazetarja Ema Shazivari, tek njëra prej tyre kanë dalë 12 nxënës pozitivë me Covid-19.

Ndërsa tek tjetra rezultojnë të infektuar 17 nxënës.

Sakaq, vijojnë të jenë të larta shifrat e infeksioneve si pasojë e Covid në vendin tonë. Vetëm sot Ministria e Shëndetësisë raportoi 573 qytetarë të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat