Policia e Elbasanit ka arrestuar një 56-vjeçar banues në Fier administrator i një subjekti, pasi dyshohet se shiste pa faturë tatimore, gaz të dyshuar kontrabandë.
Blutë bëjnë me dije se u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehje e të ardhurave”, i shtetasit N. V., 56 vjeç.
Gjithashtu u sekuestrua një autobot me një sasi gazi të lëngshëm.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.