Lejuan ndërtimet pa leje në Vlorë, Vartësit e Dritan Leli tek Urbanistika akuzohen për shpërdorime

Shqipëria

Lejuan ndërtimet pa leje në Vlorë, Vartësit e Dritan Leli tek Urbanistika akuzohen për shpërdorime

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Dy zyrtarë të bashkisë së Vlorës në zyrën e Urbanistikës, të dyshuar për abuzim me detyrën do të hetohen me masën e arrestit në shtëpi. Përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës Rubin Hekurani dhe specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj dyshohen se favorizuan një ndërtim pa leje.

Dy vartësit e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, të arrestuar për abuzim me detyrën për ndërtime pa leje u nxorrën nga qelia por do të vijojën të hetohen.

Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Shefin e urbanistikës  Rubin Hekurani, dhe specialistin e kësaj zyre në Bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj.

Gjithashtu në arrest shtëpie mbeti edhe shtetasi Niko Kalus, i cili ka ndërtuar në mënyrë të jshtëligjshme me lejen e zyrtarëve të Bashkisë.

Rubin Hekurani, Klaudio Mehmetaj, dhe Niko kalus u arrestuan të martën për lejen e ndërtimit dhe të veprimtarisë së një lokali në katin e parë të një pallati në rrugën Trans-ballkanike.

Mendohet se të dy punonjësit e bashkisë kanë shpërdoruar detyrën duke dhënë leje të falsifikuar në bashkëpunim me pronarin e biznesit.

Zyrtarët lokalë në Vlorë janë përfshirë në një varg skandalesh që kanë të bëjnë kryesisht me pronat në bregdet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat