Ndryshojnë shefat e komisariateve në Bulqizë e Mat, ja lëvizjet e reja

Shqipëria

Ndryshojnë shefat e komisariateve në Bulqizë e Mat, ja lëvizjet e reja

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Ndryshojnë shefat e komisariateve në Bulqizë e Mat. Lëvizjet në policinë e shtetit pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano kanë prekur edhe komisariatet në rrethe.

Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se në Mat është emëruar shef i komisariatit Kryekomisar Ervin Hasrama në vend të Gazmend Demrozi, i cili është transferuar në të njëjtin pozicion në Kuçovë.

Po ashtu ndryshime ka edhe në Komisariatin e Bulqizës.

Arben Sula ka lënë drejtimin e këtij komisariati duke u zëvendësuar me Florian Rrasën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat