“I lutesha kryeministrit të asaj kohe”, Braçe: Në 2007-ën kishte vetëm 4 orë drita

Shqipëria

“I lutesha kryeministrit të asaj kohe”, Braçe: Në 2007-ën kishte vetëm 4 orë drita

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 19:42
Erion Braçe

Deputeti Erion Braçe ka kundërshtuar Alfred Rushajn në sallën e Kuvendit, pasi ai tha se vendi ynë nuk ka pasur ndërprerje energjie elektrike që prej vitit 2006.

Braçe u shpreh se në vitin 2007 vendi ynë kishte vetëm 4 orë drita. Ai tha se i lutej kryeministrit të asaj kohe që t’i jepte Beratit 5 orë drita në ditë.

“Të thoni që Shqipëria nuk ka pasur ndërpreje, ose nuk keni qenë këtu ose keni pasur zgjidhje alternative. Në vitin 2007 4 orë drita kishte, i lutesha kryeministrit. për çudi isha në zyrën e tij, në atë kohë i lutesha që t’i jepte Beratit një orë drita shtesë, nga 4 ta bënte pesë e mos ta vijoj më tutje. Kur u përmbyt nga Malësia e Madhe deri në Lezhë 6 herë rresht se nuk menaxhohej dot energjia në kaskadën e Drinit”, tha Braçe.

Kujtojmë se kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj tha se që prej vitit 2006 në vendin tonë nuk ka pasur ndërprerje energjie dhe jo që prej ardhjes në pushtet të PS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat