Ceka: Arkeologjia është prodhuese, shteti duhet ti kushtojë vëmendje

Shqipëria

Ceka: Arkeologjia është prodhuese, shteti duhet ti kushtojë vëmendje

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 19:22
Neritan Ceka

Politikani Neritan Ceka shpjegoi se nuk e ka lënë kurrë pasionin e tij për arkeologjinë , të cilin e ka të trashëguar nga babai Hasan Ceka, arkeologu i parë shqiptar që e merrte të birin kudo me vete në ekspeditat arkeologjike.

Ceka u ndal tek Bylis dhe "magjia" e tij së fundmi ai ka qenë pjesë e një ekipi që ka nisur një punë disa mujore në zbulimin e një cisterne të lashtë.

“E kam vizituar Bylisin, në moshën 17 vjeçare ," magjia" e tij më pushtoi, që atëherë nuk i jam ndarë kurrë" u shpreh Ceka.

Ai specifikoi faktin që arkeologjinë duhet ta shohin si prodhuese ,gjeneruese parash. Sipas tij nëse destinacionet bëhen të vizitueshme ato patjetër që gjenerojnë para. Ceka u ndal  tek arkiologjia e cila tashmë është trashëguar në breza në familjen e ti.

"Unë shkoja me babain tim në ekspedita, ashtu sikundër unë merrja time bijë. Në këtë ekspeditë e veçanta ishte se kisha me vete nipin tim”- shpreh ai.

Ceka u ndal edhe tek vëmendja që i duhet kushtuar trashëgimisë dhe kulturës ,në fund të bisedës ai u emocionua nga një video-mesazh i bërë surprizë nga fëmijët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat