Drejtori i shkollës ngacmoi seksualisht dy të mitura, flet gjyshja e njërës prej vajzave

Shqipëria

Drejtori i shkollës ngacmoi seksualisht dy të mitura, flet gjyshja e njërës prej vajzave

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 16:10
Foto

Gjyshja e  një prej vajzave të ngacmuara nga drejtori i shkollës së fshatit Stropckë, në Pogradec tregon se mesazhet në telefonin e adoleshentes vinin prej disa javësh.

Policia  arrestoi të shtunën 59 vjeçarin, Adriatik Haxhillari në Pogradec, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Në një reagim të Ministrisë së Arsimit thuhet se drejtori i shkollës në fshatin Stropckë do të përgjigjet përpara drejtësisë  dhe se në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat