Gjashtë të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht në Pogradec e Korçë, ja për çfarë akuzohen

Shqipëria

Gjashtë të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht në Pogradec e Korçë, ja për çfarë akuzohen

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Policia ka vënë nën pranga gjashtë persona dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të “Perimetri”, janë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Policia arrestoi shtetasit I. O., 30 vjeç; A. H., 25 vjeç dhe D. M., 25 vjeçe, banues në Shkodër, pasi këta shtetas janë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin tip “Nisan” duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 300 euro secilit, iu kishin transportin drejt vendeve të BE-së.

Po ashtu, u vunë nën pranga shtetasit B. H., 19 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, pasi këta shtetas janë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, iu kishin transportin drejt vendeve të BE-së.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. R., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas u kap në lagjen nr. 18, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

Një 41 vjeçar është proceduan penalisht, pasi sipas policisë ky shtetas ka tentuar të djegë me zjarr banesën e shtetases V. M., 50 vjeçe, në fshatin Dardhas të Pogradecit.

Policia filloi procedimi penal për shtetasit K. M., 33 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, M. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, R. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe O. T., 44 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi u konstatuan në fshatrat Memlisht, Gështenjas dhe Goskovë, duke kryer punime pa leje.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat