Berisha-Rama-Meta, trekëndëshi i Bermudës / Pedagogu zbërthen deklaratën e fortë të Bashës

Shqipëria

Berisha-Rama-Meta, trekëndëshi i Bermudës / Pedagogu zbërthen deklaratën e fortë të Bashës

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 23:53
Basha, Meta, Rama dhe Berisha

Pedagogu Ergys Mërtiri ka komentuar deklaratën e Bashës që pak ditë më parë tha se Berisha-Rama- Meta formojnë “Trekëndëshin e Bermudës.

Mërtiri shprehet se nuk kanë rëndësi metaforat Berisha-Basha, por e rëndësishme është aksioni politik që ata sjellin.

"Trekëndëshi i Bermudës’ është se çfarë hyn aty brenda mbytet. Basha me këtë kërkon që Meta Berisha dhe Rama janë duke u mbytur sepse i ka perënduar koha e tyre politike, kanë mbrapa SHBA që kanë një plan për pastrimin e skemës politike për figurat e konsumuara.

Nuk kanë rëndësi metaforat që përdorin me njëri-tjetrin, rëndësi ka se cili është aksioni politik çfarë sjellë njëri dhe çfarë sjellë tjetri", tha Mërtiri për Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat