Tiranë: Objekti i dyshimtë alarmon policinë, rrethon "Martin Camaj", priten dhe eskpertë të RENEA-s

Shqipëria

Tiranë: Objekti i dyshimtë alarmon policinë, rrethon "Martin Camaj", priten dhe eskpertë të RENEA-s

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 09:36
Ilustrim

(E plotësuar 09.58) Ky është sendi i dyshimtë që alarmoi policinë në Tiranë, në vendngjarje priten ekspertët anti-eksploziv

Zona e “Brrylit” në Tiranë është rrethuar mëngjesin e së premtes nga forcat e policisë pas gjetjes së një sendi të dyshimtë. Policia bën të ditur se është gjetur një send në dukje si radio që përdoret nga shoqëritë private dhe sigurimi fizik i objekteve, i mbështjellë me izolant.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.

NJOFTIMI

“Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.” 

Image

****

Një objekt i dyshimtë i hedhur në trotuar ka alarmuar policinë e cila ka rrethuar zonën në rrugën "Martin Camaj" në Tiranë paraditen e sotme. 

Objekti i dyshimtë  ngjason në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.

Gjendet një çantë e dyshimtë në Tiranë

Një çantë e dyshimtë është gjetur mëngjesin e së premtes në rrugën “Martin Camaj” në kryeqytet.

Policia është aktualisht duke verifikuar rastin.

Kështu kanë raportuar mediat shqiptare.

Lajmi në përditësim…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat