Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësorin, 54-vjeçari në gjendje të rëndë

Shqipëria

Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësorin, 54-vjeçari në gjendje të rëndë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Pogradecit.

Policia bën me dije se shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip "Mercedes Benz", ka përplasur këmbësorin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec.

Ky i fundit mësohet se është në gjendje të rënë shëndetësore.

“Boom” infektimesh , 4 viktima, 570 raste të reja me Covid-19 dhe 164 të shtruar në spitale
“Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip "Mercedes Benz", ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.”-
njofton policia.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat