Burri problematik fundos prokuroren e njohur, del vendimi i KPK

Shqipëria

Burri problematik fundos prokuroren e njohur, del vendimi i KPK

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 13:22
Arjola Prençi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra prokuroren e Lezhës Arjola Prençi.

Vendimi është dhënë nga trupa e përbërë nga anëtarët e KPK-së, Suela Zhegu, Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi.

Shkak për shkarkimin e Prençit është bërë bashkëshorti i saj, i cili është dënuar me 2 vite burg nga ana e Gjykatës.

Pëllumb Prençi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkodrës, dhe për këtë shkak është ndërprerë në mes dhe karriera e prokurores.

Ai akuzohej për korrupsion, dhe dënimi i tij cënon dhe pastërtinë e figurës së bashkëshortes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat