Vetëplagoset me armë në shtëpi një person në Malësinë e Madhe

Shqipëria

Vetëplagoset me armë në shtëpi një person në Malësinë e Madhe

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu në këmbë, teksa qëndronte në oborrin e banesës së tij.

Bëhet fjalë për N.B., nga Kopliku, i cili pas incidentit, u paraqit për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Mësohet se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se N.B. e kishte me leje armën e gjahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat