Aboneja e përgjithshme: Rregullat e reja që duhet të dini

Shqipëria

Aboneja e përgjithshme: Rregullat e reja që duhet të dini

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të gjithë ata që përdorin abone duhet të njihen me rregullat e reja të vendosura për qytetarët. 

Abonetë e përgjithshme në Tiranë mund t'i tërheqin tek kioskat e ndodhura pranë stacioneve të autobuzëve. Brenda abonesë është e detyrueshme vendosja e fotos së personit bashkë me emrin dhe mbiemrin e tij.

“Informojmë qytetarët se, mbështetur në kuadrin ligjor në fushën e transportit për shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve të transportit publik qytetës me bileta të pajtimit mujor (abone), sipas Udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit. Pikat e shitjes se aboneve te pergjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit."- shkruhet në njoftimin zyrtar.

Përsa i përket studentëve, Bashkia ka bërë me dije se Abonetë e Studentit bëhet në pikat e hapura posaçerisht për ta. Të gjithë studentët e interesuar mund të drejtohen pranë kioskave në zonat në vijim: “Ushtari Panjohur”, rruga  “Ludovik Shllaku”;  kioska pranë 9 – katësheve, rruga “Barrikadave”; rruga “Elbasanit”, si dhe kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”. 

Studentët duhet të paraqesin kartën e tyre të identitetit si dhe fotografinë personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat