Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare prokurorja e Elbasanit

Shqipëria

Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare prokurorja e Elbasanit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 10:27
Ilustrim

Ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme, prokurorja Erida Kamka (Kokonozi). Hetuesja 39-vjeçare në Prokurorinë e Rrethit Elbasan ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmi është konfirmuar mëngjesin e sotë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilët kanë nisur një mesazh ngushëllimi për hetuesen.

"Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta, në moshën 39 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, të prokurores Erida Kokonozi, e cila e ushtronte detyrën në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan. Zonja Kokonozi ka qenë një nga magjistratët e spikatur të sistemit të prokurorisë, e cila e ka nderuar figurën e prokurorit, duke treguar një shkallë të larte integriteti dhe profesionalizmi në ushtrimin e detyrës.

Komuniteti i prokurorëve do ta kujtojë znj. Kokonozi përherë me nderim, për kontributin e saj të çmuar në fushën e drejtësisë. U shprehim ngushëllimet tona familjareve dhe të afërmve, për ndarjen e saj nga jeta," thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat