Të burgosurit në burgun e Peqinit futen në grevë për këtë arsye

Shqipëria

Të burgosurit në burgun e Peqinit futen në grevë për këtë arsye

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Të burgosurit që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit prej mëngjesit të sotëm kanë hyrë në grevë. Sipas burimeve, të dënuarit e Godinës B, që është burg i sigurisë së lartë, kanë refuzuar ushqimin dhe po ashtu kanë refuzuar të dalin jashtë.

Mësohet se ushqimin e kanë pranuar vetëm persona që ndodhen në paraburgim.

Shkak i grevës mësohet se është bërë refuzimi i kërkesës së të dënuarve për të takuar familjarët. E njëjta situatë paraqitet edhe në burgun e Burrelit dhe të Fushë-Krujës.

Takimi me familjarët është ndaluar për shkak të rregullave që janë vendosur për të kufizuar përhapjen e pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat