“Berisha është trembur”, analisti flet për vettingun e politikanëve

Shqipëria

“Berisha është trembur”, analisti flet për vettingun e politikanëve

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:52
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Analisti Plator Nesturi u shpreh se amendamenti janë për të marrë kohë Basha nga situata e brendshëm ne PD.

Ai theksoi se Basha ka ndjerë trysninë e lëvizjes së Berishës, por ai nuk është futur në një betejë direkte me të, por ama ka marrë nisma në raport me kuvendin për të treguar se ai është kreu i PD-së.

Nesturi: Basha ka marrë një iniciativë që u drejtohet të gjitha partive. Unë mendoj se arsyet e këtij amandamenti janë për të marrë kohë Basha nga situata e brendshëm ne PD, sepse thotë se objekti kryesor është beteja me Ramën. Kjo manovër është e drejtë në vetvete, për të krijuar një lloj balance në PD. Basha ka ndjerë trysninë e lëvizjes së Berishës, por ai nuk është futur në një betejë direkte me të, por ama ka marrë nisma në raport me kuvendin për të treguar se ai është kreu i PD-së.

Kjo ka sjellë një ndryshim të raporteve në PD. Edhe Berisha ishte i shqetësuar lidhur me Vettingun e politikanëve, duke thënë  se Basha me këtë nismë po i shërben Ramës. Berisha është i trembur me këtë goditje me spond të Bashës. Ose ka një mesazh të koduar këtu, por nga ana tjetër mund të kemi të bëjmë një lojë të përbashkët të Ramës e Bashës që të godasin Berishën. Kjo ka sjellë një lojë të re brenda PD-së. Mendoj se kështu janë forcuar pozitat e Bashës në parti.

Nesturi shtoi se Berisha duket se është trembur dhe ka një stepje, pasi deri më tani mbështetje e Berishës nuk ka ku të zgjerohet më në PD.

Nesturi: Berisha duket se është trembur dhe ka një stepje. Më shumë se sa zhvillimet e mëtejshme, jo se Berisha nuk do ta vazhdojë rrugën e tij, por nëse e forcën pozitën e tij në bazë, deri më tani tregohet se kaq mund të shkojë Berisha me mbështetjen e tij. Sigurisht që ka një shkelje të syrit nga ana e ndërkombëtarëve për Bashës, po ashtu edhe nga ana e socialistëve. Nuk më duket si iniciativë e mirë, kjo e PD-së, por është një ide e ambalazhuar për ta hedhur në tregun mediatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat