Komisioni i Venecias: Gjykata Kushtetuese s’ka kompetencë për shqyrtimin e zgjedhjeve 30 qershorit

Shqipëria

Komisioni i Venecias: Gjykata Kushtetuese s’ka kompetencë për shqyrtimin e zgjedhjeve 30 qershorit

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 13:51

Komisionit  i Venecias tha se Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për shqyrtimin e  zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Sipas draft-opinionit, se bojkoti i partive siç bëri PD-ja në vitin 2019 nuk është arsye që zgjedhjet të mos mbahen çdo 4 vite siç është periodiciteti i tyre.

Gjykata Kushtetuese kërkoi mendimin e Komisionit të Venecias pasi ajo po shqyrton një padi të shoqatave të bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi.

Padia kërkonte pavlefshmërësinë e zgjedhjeve, me argumentin se Presidenti i Republikës e anuloi dekretin për mbajtjen e tyre, në kushtet kur opozita bojkotoi dhe në gjysmën e bashkive nuk kishte garë.

Komisioni i Venecias thekson se kompetencat e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshijnë shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore, por sipas saj kjo e nuk e pengon të ushtrojë kontroll mbi legjislacionin zgjedhor.

“Venecia” e cilëson përgjegjësi të të gjithë partive politike për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet shqiptare dhe proceset e zgjedhore përmes dialogut të të gjitha forcave politike dhe si dhe p ërmes institucioneve si KQZ-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat