Xhaçka takon ministren brinatike: Jemi duke punuar për t'i dhënë kësaj marrëdhënieje një dimension shumë më ambicioz

Shqipëria

Xhaçka takon ministren brinatike: Jemi duke punuar për t'i dhënë kësaj marrëdhënieje një dimension shumë më ambicioz

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 16:19
Foto nga takimi

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka takuar ministren për Evropën të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

Xhaçka: "Ishte kënaqësi që mirëprita ministren Morton. Kjo vizitë shënon hapjen e siparit të një faze të re të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Është një moment simbolik pasi ëktë vit shënojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike për herë të parë në vitin 1921. Në këtë përvjetor jemi duke punuar për t'i dhënë kësaj marrëdhënieje një dimension shumë më ambicioz, qoftë në shkëmbimet ekonomike, politike, kulturore por edhe në bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për një vullnet reciprok,çka më bën optimiste që do dimë të hedhim hapa konkretë për ta shfrytëzuar siç duhet potencialin e madh që ekziston mes vendeve tona. Vitin që vjen do të ngrihet Këshilli i Partneritetit dhe Bashkëpunimit Tregtar, por kemi dhe një mundësi për konsolidimin e marrëdhënieve duke punuar së bashku edhe në Këshillin e Sigurimit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat