Deputeti Saimir Korreshi: Në Parlament shëndetësia kishte arritur majat!

Shqipëria

Deputeti Saimir Korreshi: Në Parlament shëndetësia kishte arritur majat!

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:11
Saimir Korreshi

Deputeti i PD-së në Lushnje, Saimir Korreshi i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta për realitetin e hidhur, ka publikuar sot një pamje skandaloze të një qendre shëndetësore në fshatin “Barbullinjë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Korreshi bën me dije se në atë qendër shëndetësore punonin 2 infermierë dhe se kjo ishte pamja e vërtetë e shëndetësisë, jo ajo që thuhet në parlament.

“Qender (Stalle) Shendetesore ne Barbullinjë punojne 2 infermier ketu.

Ama ne parlament shendetsia kish arritur majat. Kjo eshte kartevizita per ne Europe.”, shkruan Korreshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat