Rriten rastet me kancer gjiri, muaji tetor shton ndërgjegjësimin për t’u vizituar

Shqipëria

Rriten rastet me kancer gjiri, muaji tetor shton ndërgjegjësimin për t’u vizituar

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Një diagnostikim i hershëm për kancerin e gjirit mund të shpëtojë jetë.

Me apo pa shenja, gratë janë paraqitur në qendrat e kryerjes së mamografive për vizitën rutinë.

"Muaji tetor është për ndërgjegjësimin prandaj u drejtuam. Nuk kisha ndonjë problem, por thjesht u drejtova."

Ditët pasuese do të shoqërojnë edhe gratë e tjera të familjes së saj.

"Dje kisha sjellë nënë, sot erdha vetë. Nesër do vijë kunata."

Në tetor, mamografitë falas ofrohen për të gjitha gratë mbi 40 vjeç, vetëm me një kartë identiteti.

Laboranti i qendrës shëndetësore nr.3 në Tiranë, Guliem Paloka, thotë se fatkeqësisht rastet me kancer gjiri janë shtuar.

"Çdo vit, ose çdo 3-4 vite sipas studimeve kemi një rritje të numrit të kancerit të gjirit. Sipas të dhënave të ISHP-së le të themi mbi 20%."

Gjatë muajit tetor vihet re një shtim i numrit të kryerjes së mamografive, gati 3-4 herë më shumë.

"Në dallim nga muajt e tjerë kemi një rritje shumë më të madhe të kërkesave për të bërë ekzaminime, mamografi, le të themi rreth 4-5 fish apo më shumë."

Në Tiranë janë 3 qendra ku mund të kryhen mamografitë, qendra shëndetësore 3, spitali onkologjik dhe të materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Për personat nën 40 vjeç, mamografia bëhet vetëm pas rekomandimit të mjekut specialist, ndërsa për grupmoshat e tjera mjafton përkujdesi personal

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat