Aksident në Pogradec, plagosen 3 persona

Shqipëria

Aksident në Pogradec, plagosen 3 persona

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec.

Një automjet tip "Ford", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, lënë të dëmtuar 2 pasagjerët dhe shoferin.

Mësohet se shoferi dhe njëri nga pasagjerët janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

“Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip "Ford", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat