Gjergj Bojaxhi: Politikanët shqiptarë s’kanë frikë t’i mbajnë këtu paratë e paligjshme

Shqipëria

Gjergj Bojaxhi: Politikanët shqiptarë s’kanë frikë t’i mbajnë këtu paratë e paligjshme

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 21:55
Gjergj Bojaxhi

Aktivisti Gjergj Bojaxhi i ftuar në emisionin Open në Top Channel është shprehur se skandali i bërë publik i “Pandora Papers” është një lajm i mirë për botën, por i keq për Shqipërinë.

Ai theksoi se kriminelët shqiptarë apo politikanët nuk i fshehin jashtë paratë, por i mbajnë në vendin tonë pasi nuk i pengon askush dhe nuk kanë frikë.

“Për botën lajm i mirë, për Shqipërinë lajm i keq. Me gjithë këtë nivel të lartë korrupsioni dhe kriminaliteti. Nuk i kanë fshehur mirë se nuk i kanë fshehur jashtë, kjo tregon se sa e frikshme është vendi ku jetojmë, ku korrupsioni dhe kriminaliteti është aty. Një rus duhet të jetë i kënaqur që ai u bë publik. Kriminelët nuk kanë frikë t’i mbajnë këtu”, tha Bojaxhiu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat