Kryeplaku i Kelmendit: Avioni mësoi defekt kur po ringrihej pas pushimit, u dëgjua zhurmë si granatë

Shqipëria

Kryeplaku i Kelmendit: Avioni mësoi defekt kur po ringrihej pas pushimit, u dëgjua zhurmë si granatë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 14:00
Ilustrim

Kryeplaku i Kelmendit, Prek Vata, në një lidhje telefonike për Ora News tregoi të gjithë dinamikën e rrëzimit të avionit në livadhet e Vermoshit.

Duke ju referuar dëshmive të barinjve të zonës, të cilët kanë qenë të parët që e kanë konstatuar, avioni është ulur rreth orës  8-9 të mëngjesit, ka pushuar gjysmë ore dhe është ringritur sërish por në kthim ka pësuar defekt dhe është rrëzuar.

"Bëhet fjalë për një avion të vogël që nuk e dimë është privat apo çfarë. Ka ardhur nga ora 08:30-09:00 sipas dëshmive të barinjve që e kanë parë dhe është ulur në livadh. Ka pushuar gjysmë ore dhe është ringritur me u nis me u kthye nga ka ardhur.Ka pësuar defekt".

Ai thotë se zhurma ka qenë e madhe, ndërsa personat brenda tij janë larguar me një fuoristradë.

Ai tregon se barinjtë nuk janë lejuar të afrohen.

"Është dëgjuar një krismë si granatë. Avioni ka rënë në livadh, janë afruar barinjtë dhe kanë parë 3-4 veta. Një prej tyre u ka thënë mos u afroni, këta kanë menduar që janë policia dhe nuk janë afruar. Njerëzit i kanë marrë me një fuoristradë dhe tani nuk ka njeri këtu. Tani ka ardhur policia e kufirit po bëjnë foto.Nuk jam afruar afër se kështu mu komunikua. Edhe policia e krimeve është rrugës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat