Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të pedagogut Sinoimeri

Shqipëria

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të pedagogut Sinoimeri

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:45
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të pedagogut Agim Sinoimeri.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Meta thekson se Sinoimeri rrezatoi gjithmonë mirësi dhe optimizëm, duke i bërë për vete të gjithë me përkushtimin dhe dashurinë e tij.

Postimi i plotë

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Agim Sinoimerit është ende i pabesueshëm për mua, por jam i bindur edhe për shumë të tjerë, që patën fatin ta njohin nga afër dhe të ndanin miqësi me të. Ai gjithmonë rrezatonte mirësi dhe optimizëm duke i bërë për vete të gjithë me përkushtimin dhe dashurinë e tij.
Duke i dhënë lamtumirën e fundit, dje i shpreha ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes së tij të mrekullueshme Ardjanës dhe dy djemve Tonit dhe Gjergjit, për këtë humbje të pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij.
U prehsh në paqe Agim Sinoimeri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat