Marrëdhënia e vështirë e kampionit Piro Dhima me nënën e mohuar që u gjet e dekompozuar në Himarë

Shqipëria

Marrëdhënia e vështirë e kampionit Piro Dhima me nënën e mohuar që u gjet e dekompozuar në Himarë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Nëna 75-vjeçare e kampionit botëror në peshëngritje, Piro Dhima u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm në Himarë. Policia bëri me dije se e moshuara dyshohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë pasi në trup janë vërejtur shenja dekompozimi.

Krahas Piros, ajo ka edhe një djalë tjetër, tre vjet më të madh se ai, Odhisean. E ndjera ka punuar gjatë gjithë jetës në Tiranë duke i rritur të dy djemtë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa shembja e komunizmit bëri që të ndryshojnë gjërat edhe për familjen Dhima. Piro shkoi në Greqi ku 13 vite më vonë u shpall kampion bote në peshëngritje. Ky ishte suksesi i madh i parë i tij, i cili do ta bënte një hero në Greqi.

Marrëdhënia me nënën

Piro Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushte me nënën e tij. Ndoshta kjo shpjegon edhe faktin se përse e moshuara u gjet e vdekur pas 3-4 ditësh sipas policisë, në gjendje të dekompozuar. Kur mediat greke kanë shkruar për këtë fakt, e kanë përshhkruar raportin e tij me nënën të vështirë për shkak të martesës me gazetaren e njohur Anastasia Sdougou.

Kjo e fundit ishte shumë vitë me e madhe se Piro dhe kjo gjë nuk i pëlqeu nënës, ç’ka prishi marrëdhëniet mes tyre. Edhe në intervistat për mediat greke dhe shqiptare, Piro nuk e përmend nënën e tij, por thotë se është rritur nga gjyshja në Himarë. Emri i nënës së tij mungon edhe në “CV-në” e medalistëve botërorë, ndryshe nga të tjerët, në pjesën e emrit të nënës shënohet “I padisponueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat